Site icon Telegrafi

Lukaku nuk ia del, do të jetë mungesa e madhe e Interit edhe për sfidën ndaj Romës

Romelu Lukaku vazhdon të mbetet i lënduar dhe nuk ia ka dal të rikuperohet.

Sulmuesi belg është i lënduar që një muaj dhe nuk do të luaj as në fundjavë.

Interi pret Romën në derbin e javës, teksa Lukaku ka stërvitur i diferencuar, duke mos mundur t’i bashkohet grupit.

29-vjeçari ka mbetur i lënduar që nga ndeshja me Lazion, derisa ka humbur gjashtë ndeshje deri më tani, katër në Serie A dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk mund të llogarit në shërbimet e yllit belg, por ka marrë një lajm të mirë për mesfushën.

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu ka  arritur t’i bashkohet grupit dhe është i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version