Romelu Lukaku është blerja më e madhe e Interit gjatë këtij afati kalimtar.
Ai e k nisur mirë aventurën e tij me zikaltrit në mënyrën më perfekte, duke shënuar nga një gol në dy ndeshjet e para të kampionatit italian.
Interi të shtunën do ta presë Udinesen në “San Siro”, ndërsa Lukaku do të provojë të barazojë një rekord të vendosur që në vitin 1948.
Një rekord më tepër se 70 vite më parë, ku do të bëhej futbollisti i dytë në historinë zikaltër, që shënon në tri javët e para.
I pari dhe i vetmi futbollist i Interit, që ka shënuar gol në tri javët e para të kampionatit, ka qenë franko-hungarezi, Istvan Nyers.
Ai atë sezon u shpall edhe golshënuesi më i mirë me 26 gola. /Telegrafi/