Telegrafi

Lukaku ndryshoi rrjedhën e ndeshjes: Notat e lojtarëve, Inter 3-1 Lazio

Interi ka shënuar fitore me rikthim ndaj Lazios me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

Felipe Anderson hapi ndeshjen, ndërsa Lautaro Martinez shënoi dy herë dhe Robin Gosens një herë për ta dërguar Interin drejt fitores.

Lojtari më i mirë në ndeshjes ishte Romelu Lukaku me notën 8.7, pasi asitoi dy herë në këtë fitore.

Pas tij lartë u vlerësuan Lautaro Martinez me notën 8.2 dhe Federico di Marco me notën 8.0.

Më i dobëti në fushë ishte Adam Marusic me notën 5.8.

Notat e lojtarëve të Inter dhe Lazio

/Telegrafi/