Romelu Lukaku është lidhur me një rikthim befasues në Ligën Premier. Reprezentuesi belg pati një periudhë të tmerrshme që prej se u rikthye tek “Blutë e Londrës” për 97 milionë euro në 2021.
Që nga atëherë, 31-vjeçari ka luajtur vetëm 44 ndeshje për Chelsean dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg “Stamford Bridge”.
Me Belgjikën që tashmë është eliminuar nga Euro 2024, bisedimet rreth destinacionit të ardhshëm kanë filluar të rriten.
Nga Italia raportojnë se Milani dhe Manchester United po shikojnë tek Lukaku si një “Plan B” i tyre. Që të dyja ekipet, Milan dhe Man United kanë tentuar që të joshin Joshua Zirkzeen të transferohet tek ta këtë verë.
Raporti shton se tani të dyja klubet mund të ndjekin Lukakun në rast se lëvizjet e tyre respektive dështojnë që të realizohen. Lukaku tashmë ka shpenzuar dy vite në “Old Trafford” nga 2017 deri në 2019, duke mos arritur që të fitojë ndonjë trofe.
Lukaku ka pranuar se ai e di se ku do dëshironte të luante futboll sezonin e ardhshëm, por këtë e ka mbajtur për vete momentalisht.
“E ardhmja ime? Në kokën time, tashmë e di. E di se çfarë do të ndodhë. Shumë njerëzve iu pëlqen të flasin, ndoshta sepse nuk kam një agjent, por do të vendosë, unë jam në kontroll të situatës sime”, ka thënë Lukaku./Telegrafi/