Telegrafi

Lukaku lë mbrapa lëndimin, i gatshëm për duelin me Marokun

Belgjika do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Belgët do të përballen me Marokun të dielën me fillim nga ora 14:00, derisa trajneri Roberto Martinez ka marrë një lajm të mirë.

Sulmuesi kryesor i Belgjikës, Romelu Lukaku ka lënë mbrapa lëndimin edhe pse pritej që t’i humbas të tre sfidat e fazës së grupeve.

Lukaku është rikthyer në stërvitje dhe do të jetë në bankën rezervë në sfidën ndaj Marokut.

“Lukaku i ka paraprirë programit të rikuperimit, sipas të cilit do të kishte qenë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë, por ka djegur etapat”, tha Martinez.

“Me siguri që nuk do të jetë titullar, por do të jetë në stol dhe i gatshëm për lojë”,deklaroi trajneri spanjoll i Belgjikës.

Belgjika e ka nisur me fitore Kupën e Botës 2022, pasi në ndeshjen e parë ka triumfuar 1-0 ndaj Kanadasë. /Telegrafi/