Telegrafi

Lukaku kurrë më afër Interit, oferta e fundit 80 milionë euro

Romelu Lukaku . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Gazeta spanjolle AS raporton se Interi është vetën disa ditë larg që të nënshkruar me yllin e Manchester United, sulmuesin Romelu Lukaku për 80 milionë euro.

Interi tash e një kohë është i interesuar për  Lukakun, por çmimi që i ka vendosur United mbetet shumë i lartë.

Sipas Sky Sports, klubi të martën e ka bërë një ofertë të re dhe të përmirësuar.

Në anën tjetër, ka qenë AS që e ka publikuar ofertën, duke bërë të ditur që italianët ofrojnë 80 milionë euro me bonuse.

Nerazzurrër nuk po dorëzohen pasi që sulmuesi është dëshira e madhe e Antonio Contes. /Telegrafi/