Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka thënë se Interi është i gatshëm të hap një cikël fitues.
Përfaqësuesit të Belgjikës iu dha një çmim për golin më të mirë të Interit në sezonin 2020-21.
Goli në fjalë ishte ai që shënoi në ndeshjen e kthimit të Derby della Madonnina, kur Nerazzurrët fituan 3-0 .
“Ishte një gol i bukur sepse fituam”, ka thënë fillimisht Lukaku.
Ai tutje ka folur edhe për sezonin e ardhshëm duke thënë se klubi duhet të fillojë një cikël fitues.
“Jam i lumtur për lojtarët, për trajnerin, stafin, klubin dhe tifozët e Interit në të gjithë botën”.
“Mendoj se është një kohë e mirë që ne të fillojmë një cikël. Ne jemi vërtet të fortë, kemi një trajner të mirë dhe një klub të mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, deklaroi belgu.
Lukaku shënoi 23 gola në 35 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe kontribuoi me 10 asistime. Interi siguroi Skudeton e tyre të parë pas 11 vitesh. /Telegrafi/