Site icon Telegrafi

Lukaku: Jam në mesin e top pesë sulmuesve më të mirë në botë

Ylli i Interit, Romelu Lukaku ka vendosur veten në pesë sulmuesit më të mirë në botë aktualisht dhe shpjegon se si trajnerë të ndryshëm ndryshuan qasjen e tij në lojë.

Reprezentuesi belg ka dhënë një intervistë për Sport/Voetbal Magazine për rrugën e tij të karrierës dhe suksesin aktual te Nerazzurët.

“Kur shkoj në fushë, dua të fitoj. Kjo do të thotë gjithçka në Itali. Ekziston një ndryshim i madh krahasuar me qasjen e futbollit në Angli, kështu që këtu mund të përqendrohem në atë që më kërkohet. Në terma taktikë, unë nuk duhet ta marr pozicionimin ose drejtimin tim të gabuar”, ka thënë Lukaku.

“Gjatë pesë muajve të fundit, do ta vendosja veten në listën e pesë sulmuesve më të mirë në botë aktualisht. Unë nuk dua të hartoj një listë të të tjerëve, por e shoh veten atje”, ka shtuar më tej ai.

27-vjeçari ka gjetur rrjetën 15 herë në 18 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon, së bashku me dy asistime.

Tani, Lukaku po punon me një trajner tjetër me përvojë në Antonio Conte, me Lautaro Martinez si partnerin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version