Telegrafi

Lukaku: Jam i lumtur te Interi dhe që punojë me një trajner si Conte

Antonio Conte - Romelu Lukaku (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Romelu Lukaku shënoi në fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit në Derby della Madonnina dhe përsëri lavdëroi trajnerin Antonio Conte.

Goli i Marcelo Brozovicit hapi rezultatin dhe Lukaku dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Nicolo Barella për të vulosur fitoren e katërt radhazi në Serie A.

“Raporti im me Conten është shumë i fortë, pasi ai është një trajner që me ndihmon vërtet”, ka thënë fillimisht Lukaku për DAZN.

Lexo po ashtu Interi dominon Milanin dhe triumfon në Derby della Madonnina

“Në moshën 26 vjeç, dua një trajner si ky, i cili më ndihmon çdo ditë dhe më jep motivim”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam duke punuar me të”.

Lukaku dhe Conte (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por kemi një lojë tjetër shumë të vështirë kundër Lazios. Ne jemi të kënaqur me tre pikët”.

Lexo po ashtu Conte: Jam me fat që kam lojtarë shumë të mirë dhe të disiplinuar

“Loja me Slavia Pragën ishte e vështirë, por ne u përgatitëm mirë për sonte (dje) dhe i dhamë një përgjigje të fortë”.

“Nuk dua të flas për titullin tani, ne e marrim atë ndeshje pas ndeshje”, përfundoi sulmuesi belg. /Telegrafi/