Romelu Lukaku shënoi në fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit në Derby della Madonnina dhe përsëri lavdëroi trajnerin Antonio Conte.
Goli i Marcelo Brozovicit hapi rezultatin dhe Lukaku dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Nicolo Barella për të vulosur fitoren e katërt radhazi në Serie A.
“Raporti im me Conten është shumë i fortë, pasi ai është një trajner që me ndihmon vërtet”, ka thënë fillimisht Lukaku për DAZN.
“Në moshën 26 vjeç, dua një trajner si ky, i cili më ndihmon çdo ditë dhe më jep motivim”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam duke punuar me të”.
“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por kemi një lojë tjetër shumë të vështirë kundër Lazios. Ne jemi të kënaqur me tre pikët”.
“Loja me Slavia Pragën ishte e vështirë, por ne u përgatitëm mirë për sonte (dje) dhe i dhamë një përgjigje të fortë”.
“Nuk dua të flas për titullin tani, ne e marrim atë ndeshje pas ndeshje”, përfundoi sulmuesi belg. /Telegrafi/