Interi arriti të shpallet kampion i Serie A, katër xhiro më herët se përfundimi i edicionit 2020/21.
Nerazzurët u desh të presin më shumë se dhjetë vite për të marrë trofeun e ligës italiane në duar, mirëpo që më në fund ia dolën.
Romelu Lukaku nuk mund të qëndronte në banesën e tij në Milano, dhe vendosi që t’u bashkohej tifozëve në distancë që të festonin titulli.
Sulmuesi belg u fut live në Instagramin e tij, duke u treguar tifozëve se edhe ai ishte me ta dhe se nuk duhej ndalur festën për këtë ditë të shumëpritur.
Juventusi e kishte fituar atë për nëntë vite radhazi dhe doli një ish-trajner i tyre, Antonio Conte, që t’i jap fund kësaj ecurie. /Telegrafi/