Telegrafi

Lukaku: Interi nuk është i fortë mendërisht

(Foto: Twitter/Inter)

Romelu Lukaku është shprehur i zhgënjyer me barazimin (2-2) e Interit kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e parë grupore në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët u gjetën dy herë në disavantazh, ndërsa në të dyja rastet barazoi sulmuesi belg.

“Për mua, ky nuk është rezultat i mirë, sepse mund të bëjmë më mirë”, ka theksuar Lukaku për Sky Sport Italia.

(Foto: Twitter/Inter)

“Duhet të vazhdojmë angazhimin dhe të jemi më të fortë mendërisht, sepse nuk është një periudhë e mirë për ne dhe duhet të vazhdojmë të besojmë në cilësitë tona”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Triler në Giuseppe Meazza, Interi merr një pikë në fund ndaj Monchengladbachut

Para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, Interi ka lëshuar pikë edhe në Serie A, duke barazuar me Lazion dhe duke humbur në derbi nga Milani. /Telegrafi/