Romelu Lukaku është i lumtur me nivel personal, por ai beson që si ekip mund të bëjmë shumë.
Interi rimori vendin e dytë me fitoren 3-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 36-të.
Me dy golat e sotëm, Lukaku këtë sezon ka shënuar 29 gola në të gjitha sezonin, rekord personal.
Me 23 gola në Serie A, vetëm Nyers (26) dhe Ronaldo (25) nga lojtarët e Interit kishin shënuar më shumë në sezonin e tyre të parë në Serie A.
“Në nivelin personal, unë jam i lumtur, por them gjithashtu që si ekip mund të bëjmë shumë më tepër”.
“Ne kemi një skuadër të mirë, nuk është e lehtë për ne të jemi në vendin e dytë, sepse duam të fitojmë dhe të shkojmë sa më lart. Dua ta ndihmoj Interin ta arrijë këtë gjë”.
“Ne lamë shumë pikë gjatë rrugës, por jemi të rinj dhe të etur për t’u përmirësuar. Tani ne duam të bëjmë mirë në këto xhirot e fundit dhe më pas të mndojmë për Ligën e Evropës. Shpresoj ta fitojmë trofeun”, ka thënë Lukaku për Sky Sky Italia. /Telegrafi/