Romelu Lukaku thotë se Interi ishte klubi i vetëm që ai donte, ndërsa agjenti i tij e ka pranuar se Nerazzurrët e morën pas ofertës së tretë.
Lukaku përfundimisht e mbylli transferimin e shumëpritur te Inter nga Manchester United të enjten.
“Interi ishte klubi i vetëm që unë doja sepse Interi nuk është për të gjithë”, ka thënë beglu në faqen zyrtare të klubit të tij të ri.
🚨 | BIG ANNOUNCEMENT@RomeluLukaku9 è un giocatore dell'Inter! 🇧🇪⚫🔵
👉🏻 https://t.co/OPIzhuG3F6#WelcomeRomelu #NotForEveryone #FCIM pic.twitter.com/zoPO8QCo8A
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 8, 2019
Ndërkohë për FcInter1908 foli Federico Pastorello që ishte bashkë me klientin e tij në San Siro.
“Unë mendoj se të gjitha palët kanë punuar mirë dhe ne në fund kemi arritur ta bëjmë këtë transferim”.
“Inter u përpoq tri herë dhe më në fund pati sukses për herë të tretë. Ai (Lukaku) ishte shumë i lumtur për këtë”.
🙌 | BENVENUTO#WelcomeRomelu!
⚫️🔵#NotForEveryone pic.twitter.com/InbZxW2bxH
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 8, 2019
“Unë nuk jam dëgjuar me Conten personalisht, por djaloshi po”, deklaroi agjenti. /Telegrafi/