Romelu Lukaku thuhet se do të stërvitet pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës sot (e mërkurë) dhe do të jetë në bankinë kundër Fiorentinës të shtunën.
Sulmuesi belg është jashtë fushës që nga fundi i gushtit për shkak të një problemi muskulor dhe deri më tani ka luajtur vetëm tre ndeshje për Nerazzurrët, duke shënuar një gol.
Ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor ditën e djeshme dhe rezultatet ishin mjaft pozitive, ndaj Lukaku ka marrë dritën jeshile për t’u rikthyer gradualisht në stërvitjet në grup.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, i huazuari nga Chelsea do të stërvitet pjesërisht me grupin sot dhe do të përfundojë një seancë të tërë stërvitore me ekipin të enjten.
GdS – Finalmente Lukaku! Da oggi in gruppo e convocazione per Firenze. Nel mirino c’è il Plzen https://t.co/H27eX0UcoK
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) October 19, 2022
Ai mund të jetë i disponueshëm për disa minuta në ndeshjen kundër Fiorentinës të shtunën, ndërsa mund të luajë si titullar ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen në Giuseppe Meazza.
Mediat tjera Corriere Dello Sport dhe Tuttosport konfirmojnë gjithashtu se 29-vjeçari do të jetë në stol kundër Fiorentinës në Stadio Artemio Franchi. /Telegrafi/