Pas dominimit të plotë të Manchester Unitedit ndaj Ëest Ham United, është zhbllokuar rezultati në Old Trafford.
Djajtë e Kuq ishin skuadra që e kërkoi vazhdimisht golin gjatë pjesës së parë dhe goli erdhi në minutën e 33-të.
E gjitha ndodhi pas një gabimi të një lojtari mysafir dhe një kundërsulmi të shpejtë nga Marcus Rashford.
Ai krijoi hapësirë dhe asistoi te Romelu Lukaku, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte. /Telegrafi/