Telegrafi

Lukaku debutoi me Unitedin, por ishte larg nga ajo çfarë presin tifozët dhe drejtuesit e Djajve (Video)

Romelu Lukaku ka debutuar me skuadrën e tij të re, Manchester Unitedin, por debutimi i tij është për tu harruar shpejt pasi dështoi në shumë raste të pastra.

Sulmuesi belg kompletoi para disa ditëve transferimin e tij nga Evertoni për një shifër të raportuar prej 75 milionë funteve apo 85.5 milionë euro.

Ardhja e tij bëri bujë të madhe në Angli, por edhe tek tifozët e Djajve të Kuq që mezi prisnin ta shihnin në fushë idhullin e tyre të ri.

Nuk vonoi shumë dhe Lukaku debutoi me fanellën e Unitedit në ndeshjen miqësore para-sezonale të zhvilluar në Amerikë ndaj Los Angeles Galaxy.

Këtë takim gjigantët anglez e fituan me rezultat 5-2, ndërsa sulmuesi belg luajti gjatë gjithë pjesës së dytë apo më saktë u inkuadrua në lojë nga minuta e 46.

Megjithatë, debutimi i tij është për tu harruar shpejt, pasi Lukaku përkundër shumë rasteve të pastra për gol, dështoi totalisht ta gjej rrugën e portës dhe u bë hit në rrjetet sociale me disa humbje të mëdha të rasteve. /Telegrafi/

https://twitter.com/manutd_brdcst/status/886423260878970880

https://twitter.com/MrChelseaBoss/status/886442726811676674

https://www.youtube.com/watch?time_continue=165&v=QNNxMpnR1q4