Romelu Lukaku është duke e shijuar ringjalljen në karrierë që prej se kaloi te Interi, megjithatë sulmuesi belg e ka pranuar se në fillim ka pasur kritika nga trajneri i tij, Antonio Conte.
Kritika më e madhe që e mori erdhi pas barazimit në shtëpi ndaj Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve, një rezultat i cili përfundimisht do t’u kushtonte atyre me largimin nga faza e grupeve.
“Unë luajta vërtet keq, dhe ai [Conte] më tha që isha plehër”
“Ai ua thotë në fytyrë nëse keni të drejtë ose jeni gabim. Ai më tha se do të më zëvendësonte pas pesë minutash nëse kjo ndodhi përsëri”.
“Ai ma lëndoi besimin, por në të njëjtën kohë më zgjoi. Ai e bën këtë me të gjithë, pavarësisht se kush jeni, të gjithë janë të barabartë”, ka thënë Lukaku.
Racizmi në përgjithësi ka vazhduar në futbollin evropian këtë sezon, ku edhe Lukaku ishte pjesë e koreve raciste në disa stadiume.
“Ne duhet t’i ndalojmë ata. Italia është një vend i bukur për të jetuar në të, ka potencialin të jetë ligë e shkëlqyeshme sikurse ishte dikur”.
“Sidoqoftë, ne duhet të punojmë së bashku për t’i mbajtur ata njerëz injorantë jashtë stadiumeve”, ka thënë Lukaku. /Telegrafi/