Telegrafi

Lukaku barazon shifrat në derbi, shënon nga penalltia

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit është barazuar në 1-1.

Juventusi ka kaluar në epërsi e para ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo gjuajti nga penalltia , ndërsa Samir Handanovic priti, por nga topi i kthyer portugezi shënoi për 1-0 në minutën e 24-të.

Nuk vonoi shumë dhe Interi fitoi penallti ku De Ligt ndali Lautaro Martinezin.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Romelu Lukaku.

Ndeshja po del të jetë e fortë dhe me ritëm nga të dyja palët. /Telegrafi/