Telegrafi

Luka Modric tregon klasin me një supergol ndaj Celta Vigos

Një gol spektakular e ka shënuar Luka Modric në ndeshjen e sotme mes Real Madridit dhe Celta Vigos në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas.

Mesfushori kroat ka shënuar për 2-1 me një goditje të fuqishme nga pak më shumë se 20 metra larg portës kundërshtare.

Modric shënoi gol në një ndeshje ku Reali nuk po shkëlqen. Skuadra e Carlo Ancelottit ishte e para që shënoi në këtë ndeshje dhe shënues ishte Karim Benzema, i cili realizoi një penallti në minutën e 14-të.

Nëntë minuta më vonë, Celta u kundërpërgjigj me të njëjtën mënyrë.

Iago Aspas vendosi topin në pikën e bardhë dhe me qetësi shënoi për golin e barazimit që zgjati deri në minutën e 42-të, kur Modrić la pa rast portierin e Celta-s me një goditje të shkëlqyer.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. /Telegrafi/