Telegrafi

Luizi publikon foto përkrah Edi Ramës: Votoni se cilin dëshironi që të largoni

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania ishte i ftuari në ‘podcast’-in e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama bashkë me kryetarin e sapo zgjedhur të Shkodrës, Benet Becin.

Pas intervistës me Ramës, Luizi ka realizuar edhe një fotografi me kryeministrin, të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

“Votoni se cilin dëshironi që të largoni”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e imazhit.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Ndërkohë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet sipër fotos brenda pak minutash.

Ndryshe, kujtojmë që eksperti i IT-së në Shqipëri, Tom Kallanxhi së fundmi zbuloi edhe shifrat marramendëse që këngëtari shkodran paguhet për një postim në Instagram.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli paguhet me shifra marramendëse për një postim në Instagram

Ai tha se aktualisht Luizi është në kulmin e famës dhe se një postim i tij kap shifrën e 10 mijë eurove. /Telegrafi/