Telegrafi

Luiza Gega zë vendin e tretë në Paris

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka korrur një tjetër sukses, këtë herë në garën ndërkombëtare të Parisit, ku arriti të zërë vendin e tretë.

Ajo mori pjesë në garën prej 3.000 metrave për salla të mbyllura, duke arritur të dalë e treta.

Lexo po ashtu Deklaratë e dhimbshme, Luiza Gega deklaron tërheqjen

Atletja arriti të thyente përsëri rekordin kombëtar me kohën 8 minuta e 52 sekonda, transmeton TCH.

Përmendim se Luiza garoi në stilin 3000 metërsh me pengesa në Lojërat Olimpike të Rios, duke u renditur e 48-a.

Një rezultat jo i kënaqshëm asokohe për atleten shqiptare, por që lidhej ngushtë me dëmtimin që kishte pësuar.