Site icon Telegrafi

Luiza Gega fiton të artën në Serbi, kualifikohet për në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Në Kraljevo të Serbisë po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikës, ku po marrin pjesë 20 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.

Atletja Luiza Gega i ka sjellë medaljen e artë Shqipërisë nga ky kampionat, në disiplinën 3000m/p, raporton KosovaPress.

Gega fiton të artën në Serbi, pasi që në disiplinën e 3000 m/p regjistroi kohën më të mirë (9.21.53).

Gjithashtu, super koha e arritur nga Gega i ka siguruar asaj edhe biletën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që kualifikohet për Paris 2024.

 

Exit mobile version