Telegrafi

Luiz i jep ultimatum Chelseat

Braziliani David Luiz u ka dhënë ultimatum skuadrës së Chelseat, të luaj rregullisht ose të largohet nga skuadra.

Luiz u ul në bankën rezervë nga Antonio Conte pas një mosmarrëveshje midis dyve pas humbjes së Ligës së Kampionëve nga Roma në Romë në muajin tetor dhe braziliani nuk u ndie mirë pas zëvendësimit.

Qendërmbrojtësi pastaj u dëmtua në gju dhe ka qenë jashtë skuadrës së Chelseat që tre javë. Por, ai mund të jetë gati për një kthim të shtunën kur Chelsea përballet me Southampton në shtëpi.

Luiz, tani 30 vjeç, ka qenë i lidhur me lëvizjet e tij tek Manchester United dhe Real Madridit dhe është e kuptueshme që Bayerni i Munihut gjithashtu po monitoron gjendjen e tij.

Bayerni është skuadra e fundit e interesuar pë Luizin

Sipas burimeve të mediumit anglez Express Sport, Luiz dhe Conte u takuan këtë javë për të diskutuar rreth mosmarrëveshjeve.

Menaxheri italian ia bëri të qartë se ai dëshiron që mbrojtësi brazilian të kthehej në ekipin e tij.

Luiz, megjithatë, i tha trajneri italian se ai dëshiron të luaj rregullisht në ekipin e parë dhe pa garanci të plot nuk do të kthehet.

Ndryshe, Andreas Christensen ka marrë vendin e Luiz në pjesën e prapme të mbrojtjes së Chelseat, me Conten që ka mbetur i impresionuar me përparimin e danezit. /Telegrafi/