Telegrafi

Luiz Ejllin e mbushin me dollarë gjatë një koncerti në Amerikë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, po shijon në masë të madhe famën edhe pas përfundimit të këtij spektakli.

Ai është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare.

Artisti nga Shkodra prej disa ditësh ka udhëtuar në Amerikë për të performuar në disa vende.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti ka interpretuar disa nga hitet si: “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

Ndërsa po performonte, në disa prej videove shihet se është mbushur me dollarë.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari ka fituar zemrat e të gjithëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

Luizi u konsiderua si fenomen i këtij viti me lojën dhe strategjitë në edicionin e dytë të Big Brother. /Telegrafi/