Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duket se po kalon një problem shëndetësor.
Artisti i njohur shkodran ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqet i shtrirë në spital.
Ai thotë se ka bërë mungesë në Instagram pasi këto kohë nuk po ndihet mirë dhe se po merr trajtim.
Krijuesi i hitit “Me ty” ka publikuar edhe infermieret duke treguar se nuk e kanë lënë vetëm asnjë sekond.
“Kam bërë mungesë në Instagram se nuk jam mirë. Po ju përshëndes me këta dy engjëjt mbrojtës, nuk më kanë lënë vetëm në asnjë sekond”, u shpreh ai.
Kjo duket t’i ketë ardhur pas angazhimeve të shumta si me koncerte ashtu edhe tani me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
I njëjti vetëm pak ditë më parë ka qenë nëpër vende të ndryshme për të promovuar filmin e ri, në të cilin pati rolin kryesor. /Telegrafi/