Telegrafi

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi kanë bërë bashkë talentet e tyre për të krijuar këngën e re me titull “Shqiptare”.

Ky bashkëpunim prezanton një respekt të thellë për traditat kombëtare, të cilat janë mbështjellë me një frymë moderne muzikore.

Luiz Ejlli, i njohur për pasionin dhe ndjenjën që sjell në çdo interpretim, dhe Melinda Ademi, me zërin e saj karakteristik dhe prezencën skenike, kanë zgjedhur të shfaqin krenarinë për rrënjët shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga “Shqiptare” është pasqyruar jo vetëm në tekstet që ngrejnë lart vlerat dhe kulturën shqiptare, por edhe në imazhin vizual të projektit.

Në veçanti, Melinda ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjen e saj të veshjes për klipin e këngës, të cilën e ka karakterizuar me motive kombëtare, duke shtuar një dozë autenticiteti dhe duke theksuar lidhjen e fortë me temën e këngës. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Foto: Screenshot/YouTube