Site icon Telegrafi

Luiz Ejlli dënohet me një vit burg – fajtor për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin nga Shkodra Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramanit.

Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale.

Vendimi u dha në datën 02.10.2024, në kohën kur ka Ejlli megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, ishte ende në posedim të vulave të noterit.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Këngëtari Luiz Ejlli gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramani që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani, si të pajustifikuara me burime të ligjshme të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.

“Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani., në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani, e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin , kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë’ informon prokuroria e Fierit”. /Shqiptarja.com/

Exit mobile version