Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz, u përpoq të imitonte Roberto Firminon, duke bërë “goditje pa shikuar” kundër Interit.
Skuadra e Jurgen Klopp pësoi një humbje 1-0 kundër Nerazzurëve të martën, por megjithatë kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Diazit iu mohua goli i barazimit pas një bllokimi të jashtëzakonshëm të Arturo Vidal – por veprimi nuk u pa të ndodhte në kohë reale.
Kjo për shkak se 25-vjeçari kopjoi veprimin e shokut të skuadrës Firmino “pa shikuar”, por doli të ishte i dështuar.
Do të ishte e padrejtë të fajësohej Diaz për mundësinë e humbur pasi blloku i Vidalit ishte fantastik dhe nuk e lejoi topin të kalonte.
Luis Diaz needs to stop watching Bobby with all these no-looks… 😂 pic.twitter.com/NKOzu8NrZb
— Watch LFC (@Watch_LFC) March 8, 2022
Kolumbiani ka arritur të shënojë vetëm një herë që nga ardhja nga Porto, por tashmë është një i preferuari i tifozëve.
Humbja e Liverpoolit është e para e tyre në Anfield në më shumë se një vit dhe kjo është falë goditjes së mrekullueshme të Lautaro Martinez. /Telegrafi/
People questioning why Luis Diaz decides to no-look every pass/shot
If you play football you'd know
Turning your head helps with short passing and shooting as it straightens your body and stops you from dragging your pass/shot pic.twitter.com/I4jBeuVj1u
— RayRay LFC. (@RayRay_LFC) March 8, 2022