Telegrafi

Luiz Adriano kthehet në Rusi?

Trajneri i Spartak Moskës, Massimo Carrera, është interesuar për sulmuesin e Milanit, Luiz Adriano.

Skuadra ruse është lider në Premier Ligën ruse, pesë pikë para Zenitit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Spartaku kanë filluar të kërkojnë sulmues që në janar dhe Luiz Adriano është në ‘radarin’ e klubit.

Rossonerët janë duke kërkuar të shesin lojtarin dhe braziliani mund të largohet.

Carlos Bacca konsiderohet i pashitshëm dhe braziliani mund të kthehet në Rusi. /Telegrafi/