Barcelona është duke punuar për të gjetur një zëvendësues për Luis Suarez, dhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është një nga ata që po përcjellën.
Argjentinasi mbërrijti te Nerazzurrët në vitin 2018 dhe ka bërë që fansat ta harrojnë shumë shpejtë Mauro Icardin.
“Gjëja më e mirë është që Barcelona mund të shikojë një sulmues, pasi unë nuk do të mund të jem një numër 9 te Barcelona për një kohë të gjatë”, kishte thënë Suarez për Bein Sports.
Zëvendësuesi potencial i tij deri tani ka 13 gola dhe tri asistime në 20 ndeshje, pesë prej tyre në Ligën e Kampionëve.
Mosha e tij prej 22 vjeç, Lautaro ka ndezur interesimin e shumë klubeve, por edhe Interi dëshiron ta mbajë në klub.
Inter dëshiron ta vazhdojë kontratën e tij dhe ta largojë klauzolën prej 111 milionë euro.
Klauzola është aktive vetëm për dy javë gjatë muajit korrik. /Telegrafi/