Site icon Telegrafi

Luis Suarez: Te Barça ka një luftë që dëmton lojtarët, Xavi duhet të presë

Sulmuesi uruguaian i Atletico Madridit, Luis Suarez e ka këshilluar legjendën Xavi që të presë dhe të mos e marrë një herë postin e trajnerit te Barcelona, pasi sipas tij ka një luftë të brendshme në klub.

Barcelona është duke përjetuar një stuhi këtë sezon, të paraprirë nga largimi i Lionel Messit në fund të afatit kalimtar veror.

Klubi nga Camp Nou e ka nisur tmerrshëm sezonin në La Liga, por dy humbjet në grupe të Ligës së Kampionëve janë kapaku i çdo gjëje.

Lexo po ashtu Mblidhet bordi i drejtorëve të Barcelonës, shkarkimi i Koeman mund të ndodh sot

Trajneri Ronald Koeman po shihet si njëri nga fajtorët kryesor për dështimin e klubit këtë sezon, ndërsa po flitet për një shkarkim të tij.

Tashmë janë publikuar shumë emra të njohur trajnerësh që mund ta marrin drejtimin e Barçës, ku njëri nga ta është legjenda e klubit, Xavi.

Megjithatë, ish-sulmuesi i katalunasve, Suarez ka thënë se brenda klubit ka një luftë lojtarësh dhe Xavin nuk duhet të ngutet për ta marr drejtimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Lista e ngushtë me pesë trajnerë që mund ta zëvendësojnë Koemanin te Barcelona

“Në Barça ka një luftë që dëmton lojtarët. Unë personalisht rekomandoj që Xavi të presë”.

“Kjo nuk është koha ideale për të arritur në klub. Ai është i zgjuar, duhet të presë momentin”, ka thënë Suarez. /Telegrafi/

Exit mobile version