Luis Suarez nuk do mirëpritet si hero në Anfield Road, aty ku bëri famë të madhe para disa vitesh.
Kështu së paku mendon legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili thotë se do të protestohet sulmuesi i Barcelonës.
Uruguaiani festoi me rastin e shënimit të një goli ndaj ish-skuadrës në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou.
“Unë nuk mendoj se do të ketë një pritet të ngrohtë sa do të shpreson. Ai ishte Luis Suarez. Ju e doni atë kur është në ekipin tuaj dhe ju e urreni kur luan për kundërshtarin”.
“Ishte hera e parë që luante për kundërshtarët dhe nuk mendoj se tifozët e Liverpoolit do ta pëlqejnë atë. Një gol i madh për të, por nuk mendoj se do të jetë hero në ish-shtëpi”, tha ish-reprezentuesi anglez.
Ndryshe, ndeshja e dytë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet të martën (7 maj) në qytetin e Liverpoolit. /Telegrafi/