Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez insiston se është i lumtur në Barcelona dhe ndjen se ndihet i vlerësuar në Camp Nou.
Suarez ka qenë i lidhur me një largim në fund të sezonit nga Barcelona, por ka thënë se pret që të përmbushë marrëveshjen e tij aktuale me klubin Blaugrana.
“Deri në vitin 2021, me opsionin deri në vitin 2022”, ka thënë fillimisht Suarez për gazetën katalunase Sport, kur u pyet deri kur mendon të mbetet te Barca.
“Ndihem shumë i lumtur, shumë i lumtur këtu. Ndihem që në klub ata më vlerësojnë shumë, edhe pse ndonjëherë duan të keqkuptojnë gjërat”.
“Ata vlerësojnë përpjekjen që unë bëj në çdo kohë, të cilën unë gjithmonë i jap të gjitha për klubin”.
“Jam në ekipin më të mirë në botë, në të cilin gjithmonë kam dashur të luaj”.
“Familja është shumë e lumtur dhe shpresoj të kaloj më shumë kohë te Barça”, përfundoi ylli uruguaian. /Telegrafi/