Telegrafi

Luis Suarez: Messi është prekur nga komentet kundër tij, ai nuk vendos për formacionin dhe trajnerin

Lionel Messi dhe Luis Suarez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është akuzuar shumë për gjoja ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e marra në Barcelonë dhe Argjentinë, por Luis Suarez ka hedhur poshtë pretendimet e tilla dhe ka deklaruar se kritikat e tilla e dëmtojnë bashkëlojtarin e tij.

Sulmuesi uruguaian gjithashtu ka bërë të qartë se kapiteni i Blaugranëve kurrë nuk ka tentuar të vendos vet për formacionin apo rreshtimin.

“Unë shoh njerëz që thonë se Messi nuk dëshiron këtë apo tjetrin, por ai nuk thotë kurrë asgjë”, ka thënë fillimisht Suarez për Fox.

Lexo po ashtu Aguero: Dua ta fitoj Copa American për Messin më shumë se për veten

“Nuk thotë asgjë për asnjë trajner, as për ndonjë lojtar, as për asgjë”.

Messi dhe Suarez janë miq të mirë (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Në ekipin kombëtar mendoj se është e njëjta, pasi ata i kanë kërkuar dhe ai ka thënë: “Jo, mos më pyet asgjë, merre vetë vendimin”.

“Ne flasim për të gjitha këto gjëra dhe natyrisht që e lëndojnë atë pasi ai është njeri”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/