Lionel Messi është akuzuar shumë për gjoja ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e marra në Barcelonë dhe Argjentinë, por Luis Suarez ka hedhur poshtë pretendimet e tilla dhe ka deklaruar se kritikat e tilla e dëmtojnë bashkëlojtarin e tij.
Sulmuesi uruguaian gjithashtu ka bërë të qartë se kapiteni i Blaugranëve kurrë nuk ka tentuar të vendos vet për formacionin apo rreshtimin.
“Unë shoh njerëz që thonë se Messi nuk dëshiron këtë apo tjetrin, por ai nuk thotë kurrë asgjë”, ka thënë fillimisht Suarez për Fox.
“Nuk thotë asgjë për asnjë trajner, as për ndonjë lojtar, as për asgjë”.
“Në ekipin kombëtar mendoj se është e njëjta, pasi ata i kanë kërkuar dhe ai ka thënë: “Jo, mos më pyet asgjë, merre vetë vendimin”.
“Ne flasim për të gjitha këto gjëra dhe natyrisht që e lëndojnë atë pasi ai është njeri”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës. /Telegrafi/