Site icon Telegrafi

Luis Suarez – Karim Benzema, ‘lufta’ për 9-shin më të mirë

Luis Suarez dhe Karim Benzema kanë qenë shpesh vendimtar në ndeshjet e El Clasico gjatë viteve të fundit.

Të dy sulmuesit janë duke shijuar sezonet shumë të mirë me gola dhe të dy kanë bërë shpesh dëme në mbrojtjet kundërshtare.

Lexo po ashtu Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona - Real Madrid

Benzema momentalisht ka 18 gola kundër Barcelonës, ndërsa Suarez është dy më pak, 16 kundër Real Madridit.

Luis Suarez: Një golashënues i lindur dhe i palodhur

Me formën aktuale, Luis Suarez është me sulmuesit më të mirë dhe golashënuesit më të mirë të futbollin botëror.

Uruguai ka gjetur rrjetën 16 herë deri më tani këtë sezon, duke përfshirë tre gola kundër Los Blancos në ndeshjen e LaLiga në Camp Nou në tetor.

Luis Suarez (Photo by David Ramos/Getty Images)

Këmba e tij e djathtë, ka qenë arma e tij më vdekjeprurëse, ku Suarez është i dyti vetëm për Lionel Messin në listat e golave ​​këtë edicion.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Barcelona - Real Madrid

Megjithatë, nuk janë vetëm golat që ai i ka sjell për skuadrën e Ernesto Valverdes.

Suarez duke fesuar (Photo by David Ramos/Getty Images)

Me tetë asistime deri tani këtë sezon, Suarez ka treguar edhe anën  e tij altruiste.

Benzema: Në momentin më të mirë, lider dhe pikë referimi

Që nga largimi i Cristiano Ronaldos, Benzema e ka marr rolin e tij te Real Madridi.

Gareth Bale është dashur ta merrte atë rol, por francezi ka qenë impresionues në kontributin e tij me gola këtë sezon.

Karim Benzema . (Photo by David Ramos/Getty Images )

Me gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit, Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë të momentit dhe e ka ndihmuar edhe Vinicius Jr në javët e fundit.

Ai është bërë një nga lojtrët më të besueshëm dhe më të rëndësishëm të skuadrës së Santiago Solarit së bashku me Sergio Ramos dhe Luka Modric.

Karim Benzem (Photo by David Ramos/Getty Images )

Emrat e Suarez dhe Benzema kanë të ngjarë të jenë në listën e shënesuve këtë të mërkure mbrëma.  /Telegrafi/

Exit mobile version