Milan thuhet se është i interesuar për sulmuesin e Sevillas, Luis Murielin, i cili do ta zëvendësojë Nikola Kalinicin.
Siguria e vetme e Rossonerëve në sulm për sezonin e ardhshëm është Patrick Cutrone, pasi kroati, por edhe Andre Silva nuk kanë impresionuar këtë sezon.
Kalinic tashmë është vendosur në treg, ndërsa Silva është mjaft i ri sa që mund t’i jepet edhe një rast tjetër për sezonin e ardhshëm.
Sipas Tuttosport, kuqezinjtë po kërkojnë të sjellin një sulmues tjetër në verë dhe e kanë identifikuar Edin Dzekon të Romës dhe Andrea Belottit të Torinos.
Megjithatë, pa paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe një sanksion financiar të Fair Play, Milan nuk mund të përballojë shpenzimet që do të nevojiten për të nënshkruar një prej këtyre lojtarëve.
Prandaj, raporton gazeta, ata e kanë kthyer vëmendjen tek Muriel i cili tashmë ka përvojë në Serie A me Udinesen dhe Sampdorian.
Ndërsa, kolumbiani nuk është sulmues tipik, ai mund të lidhet mirë me Cutronen dhe tashmë ka provuar se mund të luajë në Itali. /Telegrafi/