Site icon Telegrafi

Luis Muriel po e bën ‘nervoz’ Real Madridin që tani – lojtari shihet si problemi më i madh i mbretërve në Ligën e Kampionëve

Real Madrid u rrëzuan nga Superkupa e Spanjës, ndërsa mbetet katër pikë larg Atletico Madridit në La Liga, por kanë luajtur dy ndeshje më shumë.

Edhe gara në Ligën e Kampionëve nuk do të ofrojë një rrugë të lehtë.

Në 1/16, ata do të përballen me Atalantan që ka në gjirin e saj një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian: Luis Murielin.

Sulmuesi kolumbian ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar 15 gola.

Në Serie A, ai e ka gjetur rrjetën 10 herë në 14 paraqitje, me një mesatare goli, çdo 45 minuta.

Deri më tani në 2021 ai ka shënuar në të katër ndeshje radhazi, dhe të enjten në mbrëmje shënoi golin vendimtar ku Atalanta mposhti Cagliari për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Që kur Zinedine Zidane u kthye si trajner në 2019, mbrojtja e Real Madrid ka qenë dobësia më e madhe e tij, veçanërisht kur Sergio Ramos është dëmtuar, kështu që Muriel dhe partneri i tij Duvan Zapata do t’i dhënë zjarrtë kësaj ndeshje.

Atalanta ka ndeshje të rëndësishme, pasi do të luajë edhe ndaj Milanit, para se të udhëtojë në “Alfredo Di Stefano” më 24 shkurt.

Nga tani Zidane, po mendon për Atalanta dhe formën e Muriel, pasi Liga e Kampionëve mbetet gara e tyre kryesore./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jCDJfyieUOE&ab_channel=ResumenFutColombianos

Exit mobile version