Site icon Telegrafi

Luis: Griezmann vlen më shumë se 100 milionë euro

Antoine Griezmann -Filipe Luis (Getty Images)

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Felipe Luis ka folur rreth të ardhmes dhe çmimit të bashkëlojtarit të tij, sulmuesit francez Antoine Griezmann.

27-vjeçari Griezmann ka qenë i lidhur shumë me një transferim të Barcelona në fund të sezonit dhe kjo situatë thuhet se i ka nevrikosur drejtuesit e Atleticos.

Reprezentuesi francez thuhet se ka një kontratë valide deri në vitin 2022, por edhe një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, e cila sipas Luis është shumë e vogël për Griezmannin.

Lexo po ashtu Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann pas fjalëve për kalimin te Barcelona

“Griezmann për 100 milionë euro është i lirë, është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Luis në një konferencë shtypi.

Griezmann është njëri nga sulmuesit kryesor në botë (Getty Images)

“Kjo nuk do ta prekë atë, sepse nuk po mendojmë për të. Nëse ai shkon, do të jetë pas përfundimit të [Ligës së Evropës] dhe secili dëshiron ta fitojë atë”.

“Ai ka qenë lojtari më vendimtar në këtë sezon, por e kemi ndihmuar që ai të jetë siç ishte”.

Lexo po ashtu Presidenti i Barçës konfirmon bisedimet me agjentin e Griezmannit

“Ne duam që ai të vazhdojë, por ajo që ndodh pas përfundimit nuk është e lidhur me këtë”, përfundoi braziliani.

Griezmann ka shënuar 27 gola në të gjitha garat për Atleticon këtë sezon, apo sezonin i katërt rresht në të cilën ai ka shënuar të paktën 25 herë. /Telegrafi/

Exit mobile version