Luis Garcia ka folur me emocione për idhullin e tij, Alessandro Del Piero.
Ish-futbollisti i Liverpoolit ka kujtuar me nostalgji ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, pasi në atë takim është ndeshur me Del Pieron, për të cilin thotë se ishte mbresëlënës.
“Kur kemi luajtur me Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Del Piero ishte shumë mbresëlënëse”, ka thënë spanjolli Luis Garcia.
“Unë gjithmonë do të jem fans i madh i Del Pieros”, përfundoi ish-mesfushori i Liverpoolit.
Ndryshe, Luis Garcia ishte njëri nga golashënuesit e ‘Reds’ në çerekfinalen e fituar nga skuadra e Liverpoolit. /Telegrafi/