Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Spanja është lider i grupit, por me një ndeshje më shumë se Suedia dhe tri takimet e shtatorit pritet të sjellin ndryshime në renditjen tabelore të Grupit B.
Ndeshja e parë për kombëtaren La Roja është kundër Suedisë me 2 shtator, e dyta ndaj Gjeorgjisë me 5 shtator dhe e treta në Prishtinë me 8 shtator ndaj Kosovës.
‘Lista e shtatorit’ është gjithmonë e komplikuar për shkak të asaj që është luajtur pak dhe zgjidhjet e trajnerëve jo rrallëherë përfundojnë me befasi.
Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe me listën e publikuar së fundmi nga Enrique, ku nuk mungojnë befasitë.
🎒 OFICIAL | @LUISENRIQUE21 pasa lista en la 'vuelta al cole' de nuestros internacionales.
👥 Estos son los futbolistas convocados para los tres próximos encuentros de la @SeFutbol en la Fase de Clasificación a #Qatar2022.
🙌🏻 ¡Comienza un nuevo curso!
🇪🇸 ¡¡#VamosEspaña!! pic.twitter.com/J6fAcZdp8O
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) August 26, 2021
Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez;
Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol;
Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez;
Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz;
/Telegrafi/