Telegrafi

Luis Enrique ka vendosur sytë te ylli i Chelseat, por është një operacion i vështirë

Gazetari Ben Jacobs raporton se PSG ka interesim të madh për nënshkrimin e Levi Colwill, me Liverpoolin që vëzhgon nga afër qendërmbrojtësin

Pozicioni i Chelseat për shitjen e mundshme të lojtarit që ka dalë nga akademia e tyre në Cobham është që të ‘shfuqizojë automatikisht’ çdo ofertë.

As Levi nuk ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge në rrethana të tilla, por që një ofertë e majme mund t’i ndryshojë mendje.

Lexo po ashtu Chelsea ka "dëgjuar pëshpëritje" se Kane nuk është shumë i lumtur në Allianz Arena, shkon me të gjitha forcat për anglezin

Megjithatë, PSG-ja është e përgatitur të testojë vendosmërinë e lojtarit dhe të presë çfarë do të ndodhë në Chelsea.

Colwill është në një marrëveshje jashtëzakonisht të gjatë me Chelsean: kontrata e tij skadon në vitin 2029 dhe klubi ka një opsion për të zgjatur një vit.

20-vjeçari ka bërë 22 paraqitje në Ligën Premier për Blutë deri më tani këtë sezon, shpesh duke u paraqitur si mbrojtës i majtë. /Telegrafi/