Telegrafi

Luis Enrique beson se Reali do të lëshojë pikë

Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur pas fitores ndaj Las Palmas me rezultat 1-4.

Tekniku spanjoll shpreson se Real Madridi do të lëshojë pikë dhe katalunasit do të shpallën kampion.

“Në fazën finale të kampionatit objektivi është të fitojmë dhe shpresoj të bëhemi kampion”.

“Real Madridi do të luajë ndaj Malagas dhe Celta Vigo, ekipe ndaj të cilave ne kemi humbur dhe nuk shikoj ndonjë arsye që ata mos të humbasin”.

“Nuk më intereson kush shënoi sot, i rëndësishme është grupi”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/