Site icon Telegrafi

Luis Diaz trashëgon numrin ikonik në fanellën e Liverpoolit, por paraardhësi i ka dhënë tashmë një paralajmërim

Liverpool ka konfirmuar se nënshkrimi më i ri, Luis Diaz do të veshë fanellën ikonike të klubit me numrin 23, por ai do të shpresojë të jetë shumë më mirë se paraardhësi i tij.

Kolumbiani përfundoi lëvizjen e tij duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare e gjysmë në Anfield të dielën në një marrëveshje me vlerë deri në 50 milionë euro, duke u bashkuar nga Porto.

Reds njoftuan se anësori do të veshë fanellën me numrin 23 – numër që u bë i famshëm nga legjendat e Liverpoolit si, Robbie Fowler dhe Jamie Carragher.

Dhe anëtari i ri i Jurgen Klopp do të shpresojë të lërë një trashëgimi të ngjashme me ato ikona të klubit në krahasim me atë të pronarit më të fundit të fanellës: Xherdan Shaqirit.

Megjithëse mesfushori zviceran la gjurmë në Anfield, ai përfundimisht nuk arriti të rimarrë formën që e kishte te Bayern Munich.

Pasi pësoi rënien nga Liga Premier në Championship me Stoke City në vitin 2018 , Shaqiri u transferua nga Liverpooli, me Reds që paguan 15 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: Luis Diaz, lojtar i ri i Liverpoolit

Lëvizja u konsiderua si një biznes mendjemprehtë nga Klopp në atë kohë, por anësori përfundimisht dhuroi një periudhë jospektakolare në Merseyside përpara se të nisej për në Lyon verën e kaluar pasi gjeti mundësi të kufizuara në ekipin e parë.

Shaqiri ishte më shumë si zëvendësues i treshes prestigjioze të Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, që nuk e lejuan atë të shfaate më të mirën.

Forma e yllit shqiptar me pasaportë zvicerane duhet të veprojë si një shenjë paralajmëruese për Diaz, i cili doli të ishte pika kyçe e Portos në këtë edicion, duke shënuar 16 gola në 28 paraqitje në të gjitha garat.

Duke pasur parasysh reputacionin e tij dhe tarifën e transferimit të profilit të lartë, kolumbiani nuk ka gjasa të kënaqet me një vend në stolin e zëvendësuesve në një mënyrë të ngjashme me Shaqirin, por përballet me konkurrencë të shtuar në sulm pas daljes në skenë të Diogo Jotas.

Mbeten pikëpyetje mbi të ardhmen afatgjatë të treshes, Salah, Mane dhe Firmino, por 25-vjeçari do të shpresojë të ketë një ndikim të menjëhershëm dhe të vazhdojë të bëhet një legjendë për klubin, duke çimentuar vendin e tij përkrah legjendave të klubit si, Fowler dhe Carragher. /Telegrafi/

Exit mobile version