Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.
Lajmi është bërë me dije nga Zëdhënësi kryesor i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano teksa është pyetur në Bruksel nga gazetarët.
“Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit. Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.”- tha ai.
Soreca u largua nga Shqipëria një vit më parë dhe prej asaj kohet ai ka shërbyer në ekipin e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në EEAS, në Bruksel. /Telegrafi/