Drita është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat e qytetit do ta luajnë derbin e tretë mes vete këtë sezon, ku i pari kishte përfunduar baras 0-0 ndërsa në të dytin Drita triumfonte në udhëtim 2-3.
Drita kërkon vetëm tri pikët nga kjo përballje, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta ruante vendin e parë në renditje.
Në anën tjetër Gjilani ka mbetur mbrapa garës për titull dhe tani kërkon pikë që mos të rrezikojë rënien.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe ai i Gjilanit, Bylbyl Sokoli tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve të cilët do të jenë titullar në këtë sfidë.
Takimi mes dy ekipeve të qytetit do të gjykohet nga gjyqtari gjilanas Shpëtim Murtezi së bashku me ndihmësit Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Arago, Limani, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Namani, Fazliu, Ajzeraj, Xh.Shabani, Haxhimusa.
Gjilani: Koliçi, Rapa, Fustar, Kastrati, Veliu, Aziz Keita, Useini, Hila, Progni, Razak Keita, Nikaç.
/Telegrafi/