Site icon Telegrafi

Luhet për t’i ikur fundit, tri ndeshjet e para të javës së 19-të luhen në Gjilan, Skenderaj dhe Therandë

Java e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të startojë sot me tri ndeshjet që do të zhvillohen nga ora 13:00.

Tri ndeshjet e ditës së sotme do të jenë përballë njëra tjetrës skuadra që për synim kanë ta shmangin rënien nga elita e futbollit kosovar.

Padyshim që ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Flamurtarit.

Gjilani vije në këtë takim pas humbjes në derbin lokal nga Drita, ndërsa Flamurtari pas fitores së madhe nga Prishtina.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në kryeqytet përfundoi pa fitues 1-1, ndërsa edhe në stadiumin e qytetit në Gjilan pritet të jetë ndeshje interesante ku dy skuadrat synojnë të marrin pikë.

Interesant pritet të jetë edhe në Skënderaj, ku Drenica do të jetë nikoqir i Ferizajt.

Kuqezinjtë në këtë takim vijnë pas humbjes nga Ballkani, ndërsa Ferizaj triumfoi si vendas nga Trepça ’89.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të zhvillohet në Therandë me Ballkanin që është nikoqir i KEK-ut.

Ekipi i drejtuar nga Sami Sermaxhaj është favorit në këtë takim, por KEK-u nuk do të shkoj i dorëzuar në Therandë.

Kujtojmë që pikën e vetme këtë edicion në Superligë, KEK-u e ka pikërisht kundër Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version