Site icon Telegrafi

“Lugina e Vdekjes” me rekord të ri, në Kaliforni gjatë shtatorit regjistrohet temperatura prej 53 gradë celsius

Në parkun nacional “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni, është regjistruar një rekord i ri sa i përket temperaturave të larta për shtator.

Termometri në Furnace Creek ka arritur në 53 gradë celsius, që është temperatura më e lartë që ndonjëherë është regjistruar në shtator, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht kësaj që është vendosur rekordi i ri për muajin shtator, meteorologët nuk presin që të kalohet rekordi absolut i temperaturës prej 56.6 gradë celsius.

Kjo temperaturë ishte regjistruar më 10 korrik të vitit 1913, gjithashtu në “Luginën e Vdekjes”, gjatë valës së të nxehtit që kishte goditur vendin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version