Telegrafi

Lugati komenton Edona James në Big Brother VIP Kosova 2: Është ‘shyhreti i shtëpisë’

Gjon Karrica apo siç njihet me emrin artistik, Lugati, ka qenë një nga emrat më të spikatur në edicionin e parë të Big Brother VIP.

Ai është pëlqyer jashtëzakonisht shumë për karakterin e tij si dhe për energjinë pozitive.

I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 2, Edona James.

Lexo po ashtu Pyetet për të dashurit që ka pasur - Edona James befason me përgjigjen

“Çfarë mendimi ke për Edona James?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Karricës.

“Shumë argëtuese, shyhreti i shtëpisë”, u përgjigj ai.

Lugati ndërkaq u detyrua të largohej nga spektakli i parë në mes të lojës për shkak të problemeve shëndetësore. /Telegrafi/